Është publikuar lista me 100 tenderat me vlerën më të lartë që janë zhvilluar gjatë vitit 2021.

Lista e nxjerrë nga “Open Data Albania” tregon që tenderi me vlerën më të lartë i shpallur dhe finalizuar nga autoritete publike në vend gjatë 2021-shit është Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e autostradës Vlorë – Sarandë.

Ky tender ka vlerë 18 967 810 952 lekë dhe u fitua nga një bashkim operatorësh turk İNTEKAR YAPI LTD. ŞTİ. Ky tender është prokuruar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërsa vlera totale e 100 tenderave më të mëdhenj është afro 77 miliardë lekë. Në 100 tenderat me vlerat më të larta, 15 prej tyre janë të Autoritetit Rrugor Shqiptar. ARRSH ka tenderuar disa akse kryesisht në territorin e Tiranës si punimet në Unazën e Jashtme me Lote, Sheshi Shqiponja deri Lumi i Tiranës etj.

Sipas “Open Data Albania”, 35 tendera nga 100 tenderët më të mëdhenj janë bërë me procedurë të Kufizuar dhe Procedurë me Negocim, çka do të thotë procedura pa garë dhe konkurrencë.

Kliko linkun për të parë listën e plotë dhe vlerën e tenderave

Linku per artikullin e plote: https://politiko.al/e-tjera/del-lista-e-100-tenderave-me-vleren-me-te-larte-gjate-2021-shit-cili-kry-i450790